Aktualitet

“FBI-ja angleze i lokalizoi me…”/ Eksperti i Kriminalistikës zbulon detajet e reja dhe analizon si u arrestua porositësi vrasjes dhe shtetasit britanik

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, analizoi në Euronews Albania operacionin e bërë nga policia britanike ku u arrestua në Londër Edmond Haxhia, personi i dyshuar si organizator i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Softa përgëzoi punën e policisë dhe prokurorisë në zbardhjen e ngjarjes. Ai nënvizoi se arrestimi i 3 personave të dyshuar u bë në sajë të një bashkëpunim të nivelit shumë të lartë mes organeve ligjzbatuese në Britani, ose asaj që njihet ndryshe si FBI-ja angleze, me auroritetet shqiptare.

Sipas ekspertit ekstradimi i Haxhisë dhe dy shtetasve anglezë që ishin në rolin e vëzhguesit do të bëjë që të zbulohen dhe motivet e sakta të këtij krimi.

“Veprimet e policisë, jo vetëm mbedhja e provave, por edhe veprimet operacionale të kordinuara mirë midis policisë dhe prokurorisë bëri që të kishim këtë rezultat të kapjes së 3 personave për vrasjen e Nikulaj.

Ky bashkëpunim ishte në nivelin më të lartë të mundshëm vitet e fundit midis policisë shqiptare dhe një agjencie kundër krimit në Angli, e cila është e cilësuar dhe si FBI-ja britanike. Ky informacion dhe mënyra e identifikimit të personave përmes sistemit GBS, apo sistemeve të tjera që kanë të bëjnë me lokalizimin kanë bërë të mundur që të ndalohen në Angli, tre persona, një shqiptar me nënshtetësi angleze, i cili dyshohet organizator, dhe dy shtetasve anglezë që ishin në rolin e vëzhguesit.

Hetimet dhe procedurat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ekstradimi drejt vendit tonë dhe marrja e dëshmive mund të çojë më pas në zbardhjen e motiveve të plota të këtij krimi”, tha policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button