Aktualitet

Rama: Sistem i ri pagash për të gjithë punonjësit e bashkive të vendit! Lehtësohet barra e punësimit të specialistëve

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes që pati me kryebashkiakët dhe ministrat në Shkodër tha se do të ketë një riorganizim të bashkive sa i takon pagave të punonjësve. Kreu i qeverisë tha se do të ketë vetëm 2 nivele nga 5 që kanë qenë përsa i takon pagave, duke theksuar se kjo do të bëjë që bashkitë të kenë mundësi të punësojnë specialistë me paga të konsiderueshme.

“Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive sepse sot bashkitë e Shqipërisë janë të ndara në 5 nivele duke u bazuar tek numri i banorëve. Do të kalojmë në 2 nivele dhe do bëjmë një rritje të pagave për t’i përafruar mundësitë e shpërblimit të punonjësve në bashkitë e nivelit të dytë me ato të nivelit të parë. Në mënyrë që ajo që sot po e përjetojnë një pjesë e bashkive që nuk arrijnë dot të punësojnë specialistë në fusha të caktuara për shkak të pagës së ulët dhe pozicionit të tyre gjeografik, kjo barrë të lehtësohet në mënyrë të arsyeshme”- tha Rama./m.j

#Rama #Sistem #pagash #për #të #gjithë #punonjësit #bashkive #të #vendit #Lehtësohet #barra #punësimit #të #specialistëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button