Aktualitet

Hapet “Kutia e Pandorës”, Aishe Haklaj 12 orë në SPAK për Sali Berishën, zhyti në gjak Tropojën me ekzekutimin e 200 djemve në 16 vite

Ajo që ka ndodhur në Tropojë me gjakderdhjen brenda fiseve, me bazë politikën e “dy gishtave” të pas vitit 1992, nuk ka ndodhur në asnjë qytet e zonë të Shqipërisë. Sot, 79 vjeçari Sali Berisha, i rënë nga pushteti, i shpallur “non grata” nga Perëndimi ka jo vetëm në memorie, por dhe në dosjet e krimit me emrin “Sali”, bilancin e gjakësor të shumë jetëve të humbura në Tropojë, me pikënisje egon e Sali Berishës për pushtet absolut e sundim mbi të gjithë. Vrasjet e ndodhura në këtë zonë, kanë nisur duke patur si shkas urrejtjen dhe ligësitë e Sali Berishës edhe ndaj popullit të vendlindjes së vet. Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarëse e gjakësore të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj” e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”. Edhe pse drejtësia e vjetër e mbylli si çështje duke mos i zbardhur vrasjet. Pas shumë vitesh në azil politik në Suedi, Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, motra e madhe e Haklajve kanë vendosur që të çojnë ish-kryeministrin Sali Berisha në SPAK me akuzën se ka shfarosur fisin Haklaj në Tropojë.

BREAKING NEWS
E TRISHTË/ MBYLL SYTË PËRGJITHMONË AVOKATI I NJOHUR SHQIPTAR (EMRI)
x
POLITIKE

Hapet “Kutia e Pandorës”, Aishe Haklaj 12 orë në SPAK për Sali Berishën, zhyti në gjak Tropojën me ekzekutimin e 200 djemve në 16 vite

SHKRUAR NGA ELMAS BOGDANI
29 PRILL 2023
Hapet “Kutia e Pandorës”, Aishe Haklaj 12 orë në SPAK
Ajo që ka ndodhur në Tropojë me gjakderdhjen brenda fiseve, me bazë politikën e “dy gishtave” të pas vitit 1992, nuk ka ndodhur në asnjë qytet e zonë të Shqipërisë. Sot, 79 vjeçari Sali Berisha, i rënë nga pushteti, i shpallur “non grata” nga Perëndimi ka jo vetëm në memorie, por dhe në dosjet e krimit me emrin “Sali”, bilancin e gjakësor të shumë jetëve të humbura në Tropojë, me pikënisje egon e Sali Berishës për pushtet absolut e sundim mbi të gjithë. Vrasjet e ndodhura në këtë zonë, kanë nisur duke patur si shkas urrejtjen dhe ligësitë e Sali Berishës edhe ndaj popullit të vendlindjes së vet. Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarëse e gjakësore të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj” e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”. Edhe pse drejtësia e vjetër e mbylli si çështje duke mos i zbardhur vrasjet. Pas shumë vitesh në azil politik në Suedi, Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, motra e madhe e Haklajve kanë vendosur që të çojnë ish-kryeministrin Sali Berisha në SPAK me akuzën se ka shfarosur fisin Haklaj në Tropojë.

Aishe Haklaj “zbarkon” në SPAK

Aishe Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur ditën e djeshme në SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët e Posaçëm. Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 08:30 e ndërsa dëshmia e saj ka zgjatur 12 orë. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi. Ajo u mor në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini. E lodhur nga orët e gjata të dëshmisë por edhe për të ruajtur sekretin hetimor Aishe Haklaj nuk foli gjatë për mediat, edhe pse e kishte një falënderim të veçantë për të gjithë gazetarët. Ajo tha se familja e saj ende ka besim te drejtësia, dhe te dy institucionet e reja të sistemit SPAK dhe GJKKO. E pyetur për dhunimin e varreve të familjarëve të saj, Aishe Haklaj tha se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe interesimit të gazetarëve nëse do të pyeten edhe familjarë të tjetër iu përgjigj se nuk kishte dijeni. Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

Hapet “Kutia e Pandorës” për Sali Berishën

Gazeta “SOT” disponon të plotë kallëzimin penal që i është drejtuar SPAK nga Idajet Beqiri, avokati mbrojtës të familjeve të viktimave Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, i pajisur prej tyre me prokurë të përgjithshme. Në kallëzimin për SPAK, avokati Beqiri shprehet se për të zbardhur shfarosjen e fisit Haklaj në Tropojë, kallëzuesit Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë në duar shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë që fundosin ish-kryeministrin. Pra Ajshe Haklaj pritet të paraqesë para SPAK të gjitha shkeljet ligjore me natyrë penale, të cilat duhet të hetohen në mënyrë të thellë e të gjithanshme, pasi ngarkojnë me përgjegjësi të rëndë ligjore të natyrës penale personat që i kanë kryer dhe që janë kallëzuar. Disa prej ngjarjeve penale që kanë sjellë pasoja shumë të rënda janë filluar procedimet penale dhe janë kryer veprime të pakta hetimore, por qëllimisht, për shkak të kapjes së organit të akuzës dhe të sistemit gjyqësor prej krimit dhe korrupsionit, posaçërisht në vitet 1999-2013. Këto çështje janë pezulluar, duke mos u kujtuar askush për t’i rihapur, hetuar dhe për t’i gjykuar.

Familja “Haklaj” objektiv i hakmarrjes, mbeten gjallë vetëm 2 burra

Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë, si një nga familjet më të mëdha. Trazirat e vitit 1997, bënë që djemtë e kësaj familjeje, të bëheshin “bajraktarët” e gjithë Tropojës. Një nga djemtë e “Haklajve”, Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës. Kjo periudhë është shoqëruar me vrasje të Fuqizimi i Haklajve në Tropojë, ka krijuar egoizëm në fiset e tjera në krahinë. Kjo nuk i pëlqeu “bajraktarit” të ri të Shqipërisë, ish-kreut të PD dhe presidentit Sali Berisha, po prej Tropoje. Për të rrëzuar këtë bajrak sundues në Tropojë, Sali Berisha hartoi dhe nisi zbatimin e skemës së përçarjes mes fiseve, duke vënë në objektiv fisin “Haklaj”, për të cilin thuhet se në 100 vitet e fundit, ka qenë fis më i dëgjuar e më dominues në kuvendet e burrave të Tropojës e Malësisë së Gjakovës. Kjo e “çmendte” Sali Berishën, i cili nga shërbëtor i përulur i ish “bajraktarit” Enver Hoxha e vartësve të tij, befas u bë “bajraktar” i Shqipërisë, duke zëvendësuar e imituar Enver Hoxhën. Ka mjaftuar “helmi” i hedhur prej Berishës, mes fiseve në Tropojë, duke akuzuar fisin “Haklaj”, për të nisur përçarja. Për këtë arsye, ata kanë nisur një luftë gjakatare me njëri- tjetrin, duke përdorur si shkas politikën tinzare “berishiane”, luftë e cila ka shkaktuar qindra viktima në Tropojë. Numri i djemve tropojanë, të vrarë vetëm në 16 vitet fundit, pas vitit 1997 është 200 persona. Vrasja e parë është bërë në dalje të urës së Milotit, ku viktima është një nga djemtë e fisit “Haklaj”, konkretisht Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Pas kësaj vrasjeje, nisën vrasje të tjera të shumta në seri, që kanë lidhje me fisin “Haklaj” të Tropojës. Ndërkohë, vrasja më e bujshme e kryer prej tyre është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998. Seria e vrasjeve ndaj fisit Haklaj nuk u ndal pas çdo vrasjeje, “Haklajt” akuzonin si skenarist të gjakut të derdhur të djemve të tyre vetëm një person, që quhej Sali Berisha. Në datën 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i familjes “Haklaj”. Pas kësaj vrasjeje, nis vrasja e pa ndalur e djemve të tjerë të kësaj familjeje të madhe e të njohur, me kryefamiljar plakun Muharrem Haklaj. Në 4 gusht 1999, vriten në atentat, afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj. Vetëm 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Hakmarrja ndaj fisit “Haklaj”, nuk është ndalur me kaq. Në 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj. Vrasja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” është kryer më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj. Të vetmit meshkuj që kanë mbetur gjallë “kulla” e Haklajve janë plaku Muharrem Haklaj dhe djali madh, Hamdi Haklaj, të cilët mbetën gjallë, Ppasi u arratisën jashtë Shqipërisë, ndërkohë që lanë pas kullën dhe varret e shkatërruar të djemve që përçarja dhe hakmarrja “berishiane”, u krijoi dhe u la në Tropoje

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button