Aktualitet

Emërimet/ Bardhi e Gjekmarkaj nënkryetarë të Foltores, Kulluri: Nuk i donte askush! Lëvizje e Berishës për të mashtruar disa veta poshtë ballkonit

‘Lëvizje për të mashtruar disa persona poshtë ballkonit!’. Kështu i cilësoi Edvin Kulluri ndryshimet në kryesinë e Rithemelimit, ku Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj u emëruan si nënkryetarë.

I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD tha se pjesa më e madhe e anëtarëve të Rithemelimit ishin kundër Bardhit e Gjekmarkajt, por në fund u bë çfarë kishte urdhëruar Sali Berisha.

“Këto lëvizje janë ca finte të vogla për të mashtruar ca veta poshtë ballkonit për t’u thënë se foltorja fiton në zgjedhje duke i bërë ato 200 veta të besojnë se gomari fluturon. Nuk ringrihet partia me viagra, ngrihet duke forcuar partinë. Këto janë kokrra viagrash që hidhen poshtë ballkonit.

Bardhi e Gjekmarkaj janë tek dera tek rithemelimi sepse nuk i duan. Kjo është ngjitje, jo bashkim. Gjekmarkaj është roje tek dera aty se nuk ka nënkryetar. Aty doli gjithë kryesia kundër kthimit të këtyre dhe u bë çfarë u tha Berisha”- u shpreh Kulluri./m.j

#Emërimet #Bardhi #Gjekmarkaj #nënkryetarë #të #Foltores #Kulluri #Nuk #donte #askush #Lëvizje #Berishës #për #të #mashtruar #disa #veta #poshtë #ballkonit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button