Dyshimet/ Gjykata Speciale bastis shtëpinë e ish-komandantit të UÇK

Dhomat e Specializuara kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Specialja kreu bastisjet me dyshimet se në shtëpinë e Selimit ka prova, të cilat lidhen me pengimin e drejtësisë, por vetë Selimi nuk është i dyshuar për këtë vepër.
“Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhrit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, thotë Artan Qerkini, avokati Sylejman Selimit.
Avokati i Selimit nuk tha nëse është arritur të gjenden prova, por shtoi se do t’i drejtohen Dhomave të Specializuara pasi ka disa vërejtje për urdhrin e bastisjes.
“Ne i kemi disa vërejtje në vet urdhrin, mendojmë se nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe i cenon disa të drejta kushtetuese të personave sepse nuk mund të cenohet privatësia e një personi, me një urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar”, tha Qerkini.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagoi pas bastisjes së shtëpisë së Selimit duket hënë se, “ky është spektakli i radhës” nga Dhomat e Specializuara. Gjatë ditës është raportuar se është bastisur edhe shtëpia e Hajredin Kuçit, ish-ministër i Drejtësisë, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.
/f.s
#Dyshimet #Gjykata #Speciale #bastis #shtëpinë #ishkomandantit #të #UÇK
Java News