Aktualitet

Sherri i princit me Elian/ Ish-prokurori: Pse publikimi i videos dëmton hetimin e çështjes

Ish-prokurori Eugen Beci është shprehur se publikimi i pamjeve të sherrit mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharia, dëmton hetimin.

Komentet Beci i bëri në Euronews Albania, ku tha se publikimi i videos përgatit dëshmitë dhe rrethanat që palët dyhet të deklarojnë në Gjykatë.

Ai tha gjithashtu se lidhur me pjesën e denigrimit të figurës nga publikimi i videos, është në dorën e Princ Lekës nëse do të bëj kallëzim apo jo ndaj Policisë.

“Në konceptim e çdo qytetari i cili është i detyruar, që ka në kurriz të tij apo ka parë një vepër penale, sigurisht që duhet ta bëjë kallëzimin. Kodi penal atë qytetar e trajton si çdo qytetar tjetër të Shqipërisë. Sa i përket faktit të administrimit të çdo prove materiale, ka një procedurë të posaçme si administrohet prova.

Zinxhirin oficeri i policisë gjyqësore që administron provën, e paraqet në prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm, në rastin konkret në Tiranë. OPGJ mban një procesverbal. A duhet të dilte videoja?

Në rastin nuk nuk shprehet organi procedues, që nis nga Policia dhe vijon te prokuroria, publikimi i videos dëmton zhvillimin e një hetimi sa më objektiv dhe të saktë. Sa e nevojshme është videoja për punonjësit e Policisë dhe Prokurorinë, aq e nevojshme është edhe me hetimin.

Publikimi i saj parapërgatit dëshmitë dhe rrethanat që duhet të deklarojnë më pas në Prokurori të gjithë subjektet që janë në kryerjen e veprimeve. Nëse ata japin shpjegime të ndryshme në prokurori, atëherë ky është një plus për Prokurorinë që të vijojë hetimet. Pastaj lidhur me denigrimin e figurës, kjo mbetet në dorën e tyre për ta kallëzuar”, tha Beci.

/f.s

#Sherri #princit #Elian #Ishprokurori #Pse #publikimi #videos #dëmton #hetimin #çështjes
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button