Aktualitet
Do trafikonte veprat antike që datonin nga periudha para Krishtit, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap duke trafikuar vepra antike.
Një telefonatë anonime në policinë greke, çoi në pranga shqiptarin, i cili veprat antike do ja shiste një person për afro 100 mijë euro
Sipas medias greke, monedhat ishin pjesë e një “thesari” nga një varr i lashtë. Midis tyre ishte një vepër argjendi që përshkruante Aleksandrin e Madh dhe Zeusin, me vlerë 5000 €.
Monedhat datojnë midis viteve 320 dhe 280 para Krishtit, me origjinë nga i njëjti vend arkeologjik.
Pas një hetimi, oficerët gjetën më shumë antika të fshehura në një ambient të improvizuar në Nea Artaki.
/a.r
#trafikonte #veprat #antike #që #datonin #nga #periudha #para #Krishtit #arrestohet #44vjeçari #shqiptar #në #Greqi
Java News