Aktualitet
Itali, kapen mat nga fqini dy hajdutët shqiptarë që sapo kishin vjedhur një shtëpi

Mortegliano – Dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 28 vjeç, u arrestuan nga karabinierët e stacionit Mortegliano me dyshimin e vjedhjeve nëpër shtëpi: ata mbanin ende bizhuteri dhe xhevahire që sapo i kishin vjedhur.
Ata të dy dhe një nga bashkëpunëtorët e tyre, u kapën në befasi nga një fqinj kur po dilnin nga një banesë. Duke parë veten të zbuluar, ata ia mbathën më këmbë, por u bllokuan nga policia – e thirrur në telefon nga dëshmitari – ndarsa ishin fshehur në bimësinë e arave aty pranë.
Të arrestuarit u mbyllën në burgun e Udines në dispozicion të organeve të drejtësisë.