Aktualitet

“Mos më njollosni emrin”/ Gazetari i njohur reagon pas deklaratave të portugezi në rrjetet sociale që dyshohet se ka vrarë Ardian Nikulajn, ja pse duhet të kemi kujdes

Gazetari Dritan Laçi i ftuar në Euronews Albania tha se kjo është hera e tretë që ka një përfshirje të të huajve në ngjarje të tilla. Gjithashtu ai ka komentuar edhe një deklaratë që i akuzuari për vrasjen e Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva ka bërë duke mohuar vrasjen.

Sipas Laçit, deklarata e tij duhet marrë me rezerva pasi profili i tij duket se është hapur vetëm në orët e fundit.

“Grupet kriminale në Shqipëri në ngjarje të tilla zakonisht përdorin vrasës me pagesë që janë brenda në Shqipëri kurse në rastin konkret kemi 5 të huaj, 3 të huaj që kanë ardhur në fillim të muajit dhe kanë ndejtur pak ditë, ndërsa dy të tjerët kanë ikur pak orë pas vrasjes.

Këta të huaj nuk kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në Shqipëri dhe roli i tre të dyshuarve të parë është pak i çuditshëm. Ky është rasti i tretë i njohur i madh që kemi përfshirjen e shtetasve të huaj në ngjarjen e tilla. Kemi rastin e një ngjarje shumë të rëndë të një shtetasi italian, i cili u vra në bulevardin “Zogu i I”, dhe rastin e një shtetasi grek që u vra në sheshin “Nënë Tereza”.

Por një lajmi i fundit, thotë se Ruben Saraiva është, bërë i gjallë, është shfaqur në Tik Tok dhe ka thënë që nuk është personi që ka kryer vrasjen dhe i është lutur mediave shqiptare  të jetë e kujdesshme në një rast të tillë dhe ka hedhur edhe video duke bërë vrap. Por duhet marrë me rezerva se profili duket se është hapur në orët e fundit ndaj duhet patur kujdes me këtë pjesë”,-tha gazetari. /Sot

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button