Aktualitet

Sulmohet godina e Presidencës, ja masat e menjëhershme të policisë

Një grup që protestonte kundër zhdukjes së 43 studentëve në Meksikë në vitin 2014, theu dyert e pallatit presidencial të vendit gjatë një demonstrate, njoftoi sot Reuters.

Ata thyen derën me një kamionçinë të bardhë ndërsa presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador po fliste në një konferencë shtypi brenda pallatit.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë grupin dhe ngriti barriera brenda pallatit për të penguar protestuesit të hynin në ndërtesë.

Mediat raportojnë se nuk dihet nëse brenda pallatit ka ende protestues.

López Obrador tha se nuk do të shtypte protestat dhe se qeveria do të vazhdojë të hetojë rastin e zhdukjes së studentëve./m.j

#Sulmohet #godina #Presidencës #masat #menjëhershme #të #policisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button