“Vendimi për Belerin s’mund të anatemohet”/ PDIU ‘thumbon’ Athinën: Kur do të heqë Greqia “Ligjin e Luftës” që mban me një vend të NATO-s, si Shqipëria?

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që dënoi me 2 vite burg Fredi Beleri, vjen reagimi nga PDIU, ndërsa i kujton Greqisë çështjen e hapur me Shqipërinë, atë të ligjit të luftës.
PDIU pyet se kur do të heqë këtë ligj Greqia, duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Sipas PDIU-së, vendimi për Belerin nuk mund të anatemohet.
REAGIMI I PDIU:
Qysh prej ditës së djeshme kur gjykata dha vendimin për shtetasin Fredi Beleri, kanë filluar reagimet mediatike nga shteti fqinj për këtë vendim, i cili duhet t’i rikujtojmë të gjithë opinionit vendas dhe atij të huaj, se është një vendim i cili nuk mundet as të diskutohet e as të anatemohet. Vendimet e drejtësisë janë të padiskutueshme dhe presioni mbi këto organe e ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi sovran nuk janë aspak të denja për një vend fqinj e anëtar i BE-së.
Njëherazi ftojmë institucionet përgjegjëse dhe prokurorinë e posaçme SPAK që të fillojë hetimet për të zbardhur masakrën e Peshkëpisë, si dhe për thirrjet antishqiptare dhe daljen me flamurin irredentist të Republikës së Vorio – Epirit, i cili prek sovranitetin territorial të vendit e si i tillë është një veprim që bie ndesh me Kushtetutën. Së fundi, kur do e heqë Greqia ligjin e luftës me Shqipërinë, një vend anëtar i NATO-s ??? Ky është hapi i parë i normalizimit të marrdhënieve mes dy vendeve tona./m.j
#Vendimi #për #Belerin #smund #të #anatemohet #PDIU #thumbon #Athinën #Kur #të #heqë #Greqia #Ligjin #Luftës #që #mban #një #vend #të #NATOs #Shqipëria
Java News