Ish-vjehrri dhe ish gruaja rrahin princin Leka

Princ Leka është sulmuar fizikisht pasditen e djeshme nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.
Ngjarja ka ndodhur kur princi ka shkuar të takojë vajzën e tij. Në fillim ai është përballur me ofendimet dhe sharjet nga ish-vjehrrit dhe pastaj sulmin fizik.
Për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte para vajzës së tij 3-vjeçare, ai është larguar dhe ka bërë denoncim në polici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.
Princi pretendon se është dhunuar nga Gergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.
Pas kësaj ai është paraqitur në spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore.
Më vonë dhe Elia i është drejtuar komisariatit me pretendime për dhunë nga ish-bashkëshorti.
#Ishvjehrri #dhe #ish #gruaja #rrahin #princin #Leka