Aktualitet
“Do të shpërthejë për dy orë”, alarm për bombë në Gjykatën e Selanikut

Policia e Selanikut mëngjesin e sotëm ka marrë thirrje për vendosjen e një mjeti shpërthyes në Gjykatën e Selanikut.
Sipas informacioneve, një person i panjohur ka telefonuar, pak pas orës 10:00, në radiostacionin e qytetit dhe ka raportuar se një bombë ishte vendosur në gjykatë dhe do të shpërthente pas dy orësh nëse ndërtesa nuk evakuohej.
Menjëherë u njoftua policia dhe në gjykatë mbërriti një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese dhe një qen i trajnuar posaçërisht, të cilët kontrolluan ambientet por nuk konstatuan asgjë të dyshimtë.
Sipas medieve greke ndërtesa nuk është evakuuar.
/a.r
#të #shpërthejë #për #orë #alarm #për #bombë #në #Gjykatën #Selanikut
Java News