Aktualitet
Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset një person

Të shtëna me arme zjarri janë regjistruar në fshatin Rrilë të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia është nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
/a.r
#Të #shtëna #armë #në #Lezhë #plagoset #një #person
Java News