Aktualitet

Belerit i mbeten edhe 8 muaj burg. Nuk e merr dot detyrën e kryebashkiakut

Fredi Beleri u dënua sot nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje, ndërsa eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, tha se atij i kanë mbetur edhe 8 muaj në burg për të kryer.

Në emisionin “3D” në RTSH të Alban Dudushit, Karamuço sqaroi se megjithatë, edhe pasi të dalë nga burgu, Beleri nuk e merr dot detyrën e kreut të Bashkisë së Himarës.

Me këtë dënim sot, Belerit i duhen edhe 8 muaj dhe del nga burgu. Detyrën nuk e merr dot më. Në fakt nuk duhej ta marrte që në 2003 dhe gjithë ngjarjet që ndodhën më pas. Në rast se nuk shkarkohet nga akuzat, nuk garon dot më kurrë në asnjë lloj institucioni, qoftë qendrorë qoftë vendor”, theksoi Karamuço.

/f.s

#Belerit #mbeten #edhe #muaj #burg #Nuk #merr #dot #detyrën #kryebashkiakut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button