Tjetër çudi në futbollin shqiptar, Bejzade largohet nga Erzeni pas 5 javësh

Tjetër largim surprizë në Kategorinë Superiore. Skerdi Bejzade nuk është më trajner i Erzenit. Ka qenë vetë faqja e klubit që me anë të një postimi tregoi se dy palët kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin e tyre” Bejzade e drejtoi skuadrën në 5 ndeshje ku regjistroi dy fitore, dy humbje dhe një barazim.
Mesa duket, drejtuesit nuk e kanë kaluar lehtë humbjen 3-0 ndaj Teutës, në atë që u konsiderua dhe finalja e mbijetesës.
Emri që po qarkullon më së shumti për të zëvendësuar është ai i Mirel Josës, ndonëse ende nuk ka diçka zyrtare. Deri në një njoftim tjetër, ekipin nga Shijaku do e drejtojë Alfred Deliallisi që vetëm pak ditë më parë u emërua si drejtor sportiv i klubit.
/a.r
#Tjetër #çudi #në #futbollin #shqiptar #Bejzade #largohet #nga #Erzeni #pas #javësh
Java News