Shiste drogë brenda burgut: Kush është Olti Dulçe, i dënuar me 65 vite burg për disa ngjarje kriminale
Një operacion i policisë greke i zhvilluar gjatë fundjavës, zbuloi një grup që fuste dhe tregtonte drogë brenda burgut të Trikallas dhe çoi në pranga 7 persona, mes tyre dy të dënuar, përfshirë Olti Dulçe.
41 vjeçari nga Bearti, i dënuar me 65 vjet burg në Greqi për disa ngjarje, përfshirë vrasje, është sërish në telashe me drejtësinë greke.
Olti Dulçe alias Gladjol Shushari, me precedentë në Shqipëri, u arrestua në 31 gusht 2016 në pikën e kalimit kufitar Gueshevo në Bullgari dhe më pas u ekstradua në Greqi. Ai kërkohej nga policia greke si i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në nëntor 2014 në Mikrolimano bashkë me shqiptarin Arbër Bako, i vrarë në burg, ku nga të shtënat në një lokal nate u plagosën 15 persona.
Ai gjithashtu rezultontë i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit grek Giorgo Antonopoulo në 2014 dhe gjatë kohës që ishte në burg, është akuzuar si i përfshirë në dhënien e urdhrit për vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo në vitin 2019.
Më parë,Dulçe është përfshirë edhe në tre sulme të armatosura në Metaksourgio, Agio Pantaleimona dhe Omonia, ku në një prej tyre mbeti i vrarë një 43 vjecar, klient i një lokali.
Dulçe konsiderohet bashkëpunëtor i shqiptari Klodian Lekoçaj alias Klod Cara, i përfshirë në disa vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi./m.j
#Shiste #drogë #brenda #burgut #Kush #është #Olti #Dulçe #dënuar #vite #burg #për #disa #ngjarje #kriminale
Java News