Shtyhet seanca për masën e sigurisë ndaj Berishës, avokati: Rama, gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje! Duan t’i djegin mandatin

Është shtyrë seanca në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit Sali Baerisha në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata konstatoi që në fletëthirrje nuk është vendosur që Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët.
Seanca e radhës u caktua më datë 8 Mars.
Avokati i tij Genc Gjokutaj u shpreh për mediat se gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama.
Gjokutaj:
Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën.
Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor.
Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje.
/f.s
#Shtyhet #seanca #për #masën #sigurisë #ndaj #Berishës #avokati #Rama #gjyqtari #vërtetë #kësaj #çështjeje #Duan #djegin #mandatin
Java News