Aktualitet

Beogradi shkon sërish në zgjedhje, partia e Vuçiç akuzohet për manipulime

Zgjedhjet për pushtetin në kryeqytetin e Serbisë, do të rimbahen më vonë gjatë këtij viti, thanë të dielën autoritetet serbe.

Njoftimi pasoi disa muaj tensionesh politike në rritje rreth pretendimeve se partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiq (o. Vucic), mashtroi në zgjedhjet për kuvendin e qytetit të Beogradit.

Partia Përparimtare Serbe e krahut të djathtë u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit.

Por aleanca kryesore opozitare, Serbia Kundër Dhunës, këmbënguli se asaj iu vodh fitorja në Beograd dhe votimet për parlamentin e vendit u dëmtuan gjithashtu nga parregullsi të shumta.

Mosmarrëveshjet çuan në protesta të mëdha në rrugë.

Nuk është e qartë se kur do të mbahen zgjedhjet e reja në Beograd. E diela ishte afati i fundit që duhej të mblidhej kuvendi komunal.

Raporti i OSBE/ODIHR-it në Evropë tha gjithashtu se zgjedhjet ishin “dëmtuar nga retorika e ashpër, animet në media, trysnia ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.

Në të renditeshin një sërë rekomandimesh që Serbia duhet të përmbushë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

#Beogradi #shkon #sërish #në #zgjedhje #partia #Vuçiç #akuzohet #për #manipulime
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button