Life Style

U arrestua disa orë pasi u fut në Big Brother VIP, Liam Osmani nënshkroi në kontratë se nuk ka precedent penal

Një situatë e paprecedentë u krijua sot në Big Brother VIP, ku Liam Osmani u shoqëria nga policia, pasi akuzohet për mashtrim.

Nuk dihet se si Liami ka kaluar në kufirin shqipëtar pa u ndaluar nga institucionet ligjzbatuese kur ai ishte në kërkim për veprën e mashtrimit.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se Liami ka deklaruar në kontratë se nuk ka precedent penal

44-vjeçari dyshohet se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Me anë të një njoftimi zyrtar, policia sqaron se Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.
Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#arrestua #disa #orë #pasi #fut #në #Big #Brother #VIP #Liam #Osmani #nënshkroi #në #kontratë #nuk #precedent #penal

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button