Aktualitet

Drejtësia me mbështetjen e BE e SHBA, kritikohen sulmet e qeverisë ndaj prokurorëve në Kosovë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sunjog, tha në konferencën vjetore të prokurorëve se sulmet e Qeverisë në drejtim të Prokurorisë janë përpjekje për të ushtruar ndikim të padrejtë dhe për të minuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Zvarritja e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, sipas tij po ndikon negativisht në sistemin prokurorial.

“Në këtë aspekt, pavarësia e prokurorisë është e panegociueshme, duke garantuar që vendimet të bazohen vetëm në ligj dhe në themelet e rastit, pa asnjë ndikim apo ndërhyrje, qoftë të jashtme apo të brendshme. Kohët e fundit, për fat të keq, kam vërejtur deklarata të qeverisë në media që sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarët. Unë e kam kritikuar publikisht këtë, duke nënvizuar rëndësinë themelore të pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatave. Sulmet që tentojnë të ushtrojnë ndikim të padrejtë, apo minojnë autoritetin e institucioneve janë të papranueshme dhe duhet të largohen. Dëshiroj të përmend zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Me gjithë respektin për ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit, kjo zgjidhje e përkohshme nuk duhet të zgjatet”, tha shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffri Hovenier tha se është i impresionuar me punën e prokurorëve gjatë vitit të kaluar.

“E para jam i impresionuar me atë vendosmërinë tuaj të palënduar për të krijuar misione për të mos u dekurajuar nga sfidat e vazhdueshme, vëllimin e madh të rasteve dhe mungesën e burimeve. Puna e juaj para këtyre pengesave është frymëzuese, keni treguar përkushtim të madh për të shfrytëzuar mjetet për të shtuar efikasitetin dhe të përmirësoni punën tuaj si marrëveshjet për pranim të fajësisë për zgjidhjen e kontesteve. Është e pritshme kur kritikoheni për punën e tuaj veçanërisht nga ata që nuk janë të familjarizuar me praktikat ligjore që janë hartuar për të siguruar trajtim të barabartë në bazë të ligjit. Jam i bindur se është frustuese nganjëherë është edhe ofenduese që të përballeni me kritikat për shkak të punës që e bëni, që e bëni punë e mirë, jo vetëm nga publiku por edhe nga udhëheqësit e degëve të qeverisë që po ashtu kanë përgjegjësi për të mbrojtur sundimin e ligjit të Kosovës dhe qeverisjen e mire. Ju inkurajoj të punoni shumë për të treguar një kulturë të llogaridhënies”, tha ai.

/a.r

#Drejtësia #mbështetjen #SHBA #kritikohen #sulmet #qeverisë #ndaj #prokurorëve #në #Kosovë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button