Life Style
Jetmir Salaj pjesë e Big Brother VIP, kunati i Luiz Ejllit: Suksese në këtë udhëtim miku im!

Fituesi i Big Brother 3, Jetmir Salaj nisi rrugëtimin në Big Brother VIP këtë të shtunë.
Kunati i Luiz Ejllit, fituesit të BBV2, Sokol Tahiri i ka uruar Jetmirit suksese në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.
“Të uroj suksese në këtë udhëtim miku im”, shkruan ai, krahas publikimit të një fotoje me Jetmirin.
Me një synim të vetëm të rrëmbejë sërish çmimin e madh, Jetmiri kaloi pragun e reality show-t më të ndjekur të momentit plot me vetëbesim.
“Unë do fitoj Big Brother-in dhe do i tregoj se fitohet pa të shara”, ishin fjalët e para të Jetmirit në studion e BBV.

#Jetmir #Salaj #pjesë #Big #Brother #VIP #kunati #Luiz #Ejllit #Suksese #në #këtë #udhëtim #miku