Life Style
Zhduket Jozi, i mbyllet edhe Instagrami

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, këto ditë ka qenë një nga emrat më të përfolur në media.
Të shtunën, gjatë spektaklit Big Brother Vip Albania, ai qëlloi me shuplakë Gjestin, ku kjo situatë ngriti shqetësime, dhe brenda por edhe jashtë shtëpisë.
Pas daljes nga formati, Jozi mbylli komentet në posteimet në rrjetet sociale ndërsa sot llogaria e tij ne Instagram është mbyllur.
Nuk dihet ende nëse kjo është rezultat i një vendimi personal për të mbyllur përkohësisht llogarinë apo pasojë e raportimeve të shumta nga përdoruesit, ndoshta si reagim ndaj incidentit me Gjestin.
#Zhduket #Jozi #mbyllet #edhe #Instagrami