Aktualitet

Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij duke e përplasur me makinë, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij në Shkodër.

Ish-vjehrri i 48-vjeçarit ishte duke ecur me biçikletë në korsinë e dedikuar, kur ai e përplasi me makinë.

Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke përplasur me automjet, biçikletën me të cilën ai po lëvizte, në korsinë e dedikuar, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Mbi 48-vjeçarin Ervin Çeka nga Shkodra rëndon vepra penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Çeka më datë 02 mars, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte, ish-vjehrri i tij A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi Ervin Çeka është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



#Tentoi #të #vriste #ishvjehrrin #tij #duke #përplasur #makinë #arrestohet #48vjeçari #në #Shkodër
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button