Aktualitet
Kërkon ndihmën e INTERPOL-it/ Rusia lëshon urdhër-arreste për 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Rusia ka lëshuar tre urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Autoritetet ruse kanë kërkuar që ata të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it.
Ky lajm është bërë me dije nga media e Kosovës, Koha.net. urdhër arrestet dyshohet se janë lëshuar për një ngjarje të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku u arrestua një shtetas rus.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë lista e të kërkuarve nga shtetit rus është rritur mjaft. Tashmë kjo listë ka shkuar në 100 mijë të kërkuar.
Në mesin e tyre është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Megjithatë për momentin ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet e Kosovës./m.j
#Kërkon #ndihmën #INTERPOLit #Rusia #lëshon #urdhërarreste #për #pjesëtarë #të #Policisë #së #Kosovës
Java News