Aktualitet

Gjermania “merr” shembull Shqipërinë për azilin në vendet e treta! Ministrja: Po shohim me kujdes praktikën shqiptare

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që ndodhen në itinerarin drejt Europës e plotësojnë standardet e shtetit ligjor.

Në këtë kontekst ajo tha se qeveria gjermane do të shohë prakticitetin e marrëveshjes së nënshkruar nga Shqipëria dhe Italia.

Në një intervistë për mediat gjermane, ministrja u shpreh, se ka ekspertë, që e shikojnë të mundur një rregullore të tillë, të tjerë thonë, se duhet ndryshuar legjislacioni.

“Ne po e shohim këtë me shumë kujdes. Kriter për ne janë të drejtat e njeriut, si mbrohen në juridiksionin europian dhe në kushtetutën tonë.”, tha ajo.

Ndërkohë për të përshpejtuar procedurat e azilit, ministrja e Brendshme, Faeser ka premtuar 300 milionë euro shtesë./m.j

#Gjermania #merr #shembull #Shqipërinë #për #azilin #në #vendet #treta #Ministrja #shohim #kujdes #praktikën #shqiptare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button