VIDEO/ Basha mbledh gratë e PD, por nuk i shkon askush përveç Pampurit dhe Alibeajt

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet dedikuar grave dhe vajzave për të fuqizuar rolin e tyre në vendimmarrje, ka shprehur mirënjohje duke theksuar se ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes.
Sipas Bashës, sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.
Në takim ra në sy mungesa e grave dhe vajzave të njohura të PD, pasi krah Bashës ishte vetëm deputetja Pampuri dhe Sekretari, Alibeaj.
“Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.
-Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.
-Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.
– ti japim hapesire ne drejtim. Une do te kerkoj qe ne cdo dege nje grua te kete nje post drejtues.
– zeri i gruas eshte me i besueshem se eshte dhe zeri i sakrifices me te madhe, eshte ajo qe ashtu si per familjen e di kush eshte e mira apo e keqja edhe per shqiperi e njejta gje.
Prandaj duhet te jeni ju qe te ofroni zgjidhje, te jeni zeri kryesor i propozimeve ne programin tone dhe ato qe e perhapin me pas dere me dere”- tha Basha.
/f.s
#VIDEO #Basha #mbledh #gratë #por #nuk #shkon #askush #përveç #Pampurit #dhe #Alibeajt
Java News