Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu në një banesë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që shpërtheu në një banesë në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh thuhet se njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës.
“Rr. Shaqir Igrishta, Prishtinë 01.03.2024 – 16:16. Policia ka pranuar një informatë se një zjarr ka shpërthyer në një banesë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës. Zjarri është shuar nga ana e zjarrfikësve. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
#Policia #jep #detaje #për #zjarrin #që #shpërtheu #në #një #banesë #në #Prishtinë
gazetablic.com