Aktualitet
Lushnje/ Flet kryefamiljari i banesës ngjitur me vatrën e shpërthimit: Ishte si tërmet, u tronditëm

Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë që la pas dy viktima dhe disa të plagosur, është ndjerë në të gjithë qytetin.
Më shumë shpërthimin e kanë nxjerrë banesat pranë magazinës. Kryefamiljari i një banese që ka pësuar edhe dëme të shumta materiale, ka treguar për gazetaren Dorjana Bezat se shpërthimi ishte i fortë si tërmet.
“Jam 80 vjeç dhe ngjarje të tillë nuk kam parë. Ishte si tërmet dhe më i fortë se tërmet. U kthye gjithçka në shtëpi. Dyer, dritare, xhama. Dola me plakën jashtë. Jemi 8 persona në shtëpi, më i vogli është 2 javësh. U tronditem shumë”-ka treguar ai./m.j
#Lushnje #Flet #kryefamiljari #banesës #ngjitur #vatrën #shpërthimit #Ishte #tërmet #tronditëm
Java News