Aktualitet
Ka dëmtime në mushkëri, deputeti socialist Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje kirurgjikale

Deputeti socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij, ndodhet në spitalin e Traumës.
Mësohet se deputeti ka pësuar dëmtime në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale abdominale.
Çela mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në magazinën e tij në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona të tjerë.
Bujar Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumemërore të Partisë Socialiste./m.j
#dëmtime #në #mushkëri #deputeti #socialist #Bujar #Çela #pritet #të #hyjë #në #sallë #për #ndërhyrje #kirurgjikale
Java News