18 të rinj nga Ballkani kontribuojnë për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër
18 profesionistë të rinj të trashëgimisë kulturore nga Ballkani Perëndimor janë pjesëmarrës në kampin rajonal të restaurimit qe po zhvillohet në Gjirokastër. Të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Greqia po kontribuojnë për studimin e monumenteve dhe dizenjimin e shtigjeve në objektet religjozë dhe manastiret postbizantine në luginën e Drinos.
“Kjo do të jetë shumë dobiprurëse për zhvillimin e turizmit sepse kjo nismë synon që përveç dizenjimit të këtyre shtigjeve dhe të krijojë një model turizmi të qëndrueshëm ” –tha Arnold Kapinova, koordinator.
Pjesëmarrësit e cilësojnë të dobishëm përfshirjen në këtë kamp rajonal dhe mundësinë që ju jepet për të kontribuar për zhvillimin e turizmit në rajonin e Gjirokastrës
“Gjirokastra është një sajt, është një territor i cili mbart jo thjesht monumente të kulturës, trashëgimisë kulturore por mbart dhe një mozaik të gjerë atraksionesh dhe kam bindjen e thellë që jo vetëm pritshmëria e lartë ndaj këtyre aktiviteteve por edhe intetesi në rritje i pjesëmarrjes dhe mbi të gjitha në një spektër shumë të gjerë profesionesh janë një garanci që e nesërmja do ti japë një zhvillim që Gjirokastrës i ka munguar prej vitesh”
“Unë jam nga Bosnja dhe mendoj se ky kamp është shumë tërheqës, interesant dhe shumë edukativ sepse marrin pjesë shumë profesionistë nga vende të ndryshme dhe mund të diskutojmë së bashku për tematika të caktuara”
“Vij nga Greqia dhe ndodhem në këtë kamp sepse i vlerësoj shumë të rëndësishme vlerat e monumenteve dhe trashëgiminë kulturore, është një aktivitet shumë i mirë ku trajnohemi për rrugët dhe metodat e rijetësimit të monumenteve dhe si të promovojmë vlerat tradicionale të tyre”
Falë vlerave të veçanta arkitektonike dhe ndërtimore tashmë Gjirokastra është kthyer në një qendër ndërkombëtare të zhvillimit të eventeve për trashëgiminë kulturore dhe nxitjen e turizmit. Pjesëmarrësit në këto organizime, kryesisht të rinj po luajnë një rol të rëndësishëm për promovimin e monumenteve dhe resurseve turistikë të zonës së Gjirokastrës.
/f.s
#të #rinj #nga #Ballkani #kontribuojnë #për #zhvillimin #turizmit #në #Gjirokastër
Java News