Aktualitet

Media portugeze jehonë vrasjes së Nikulajt: Mercenari Saraiva në kërkim për ekzekutimin e biznesmenit në Shqipëri

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ka marrë vëmendjen e mediave portugeze. Në një artikull të publikuar së fundmi  media portugeze shkruan: “Policia shqiptare ka shpallur në kërkim një portugez për vrasjen e një biznesmeni.

Krimi ndodhi një javë më parë, ndërsa autoritetet kanë lëshuar urdhër arresti ndaj Ruben Saraivës, katër britanikëve dhe një shqiptari që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin”, thuhet në artikull.

Gjithashtu theksohet se krimi mund të lidhet me mafien shqiptare. “Kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku deklaroi se portugezi është autori i vrasjes së Nikuljat. Sipas autoriteteve shqiptare ekzekutimi është filmuar dhe duket Ruben Saraiva”, thuhet më tej në artikull.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button