Vallëzonte me topin në ndeshje, Besiktas lavdëron Ernest Muçin në rrjetet sociale: Maestro

Besiktas ka fituar 2 me 0 ndaj Konyaspor, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë. Pas fitores së pastër, ekipi turk e sheh veten në gjysmëfinale përballë Ankaragucu.
Ernest Muçi ka spikatur dhe në këtë ndeshje me lëvizjet e tij. Pavarësisht se nuk ka shënuar gol, sulmuesi shqiptar dhuroi spektakël në fushë. Në rastin e minutës së 57’, Muçi i bëri të gjitha por pasimi i tij në zonë nuk u përkthye në gol nga Rashica. Goditja e tij përfundoi në goditje këndi.
Për paraqitjen e tij dhe Besiktas i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale pas ndeshjes. “Maestro”, shkruan klubi i Besiktas për Muçin e afruar në Legia gjatë merkatos së dimrit.
𝓜𝓪𝓮𝓼𝓽𝓻𝓸 #ErnestMuçi 🔥 pic.twitter.com/KpzAKZODL5
— Beşiktaş JK (@Besiktas) February 28, 2024
#Vallëzonte #topin #në #ndeshje #Besiktas #lavdëron #Ernest #Muçin #në #rrjetet #sociale #Maestro
gazetablic.com