Aktualitet

Lufta përgjysmoi importet e Shqipërisë nga Rusia dhe Ukraina: Vendin e tyre e ka zënë Kina e India

Lufta Rusi-Ukrainë përgjysmoi tregtinë e jashtëm të Shqipëri me dy shtetet në Europën Lindore. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 3 për qind që ishte pesha e importeve ruse ndaj totalit, treguesi arriti në 1 për qind vitin e shkuar.

Në linjë të ngjashme kanë ecur edhe importet nga Ukraina. Pesha e tyre në totalin e asaj që vendi bleu nga jashtë vitin e shkuar nga në 0.5 për qind.

“Kompanitë sillen sipas tregut dhe interesave. Në kushtet që euro ka humbur shumë pikë, mallrat po shkojnë aty ku distancat janë më të pakta me qëllim kufizimin e shpenzimeve. Është normale që pjesa e humbur nga dy fuqi të mëdha ekonomike si Ukraina dhe Rusia do ta zinin të tjera. Ndonëse në distanca më të largëta, Kina dhe India janë kthyer në dy vendet e origjinës së importit të mallrave për Shqipërinë, kryesisht karburanteve dhe mallra të paketuar”, u shpreh Igli Tola, ekspert për ekonominë.

Bashkë me devijancat në gjeografinë e importeve si pasojë e konfliktit në lindje të Europës, me krizën e çmimeve nëpër këmbë, ka ndryshuar edhe profili i mallrave dhe shërbimeve më së shumti të importuara. Nëse para luftës në Ukrainë, importet ishin të përqendruara te ushqimet, pijet, duhani, makineritë e pajisjet, mineralet e lëndët djegëse apo produktet kimike dhe materialet e nderimet, tani përparësi në blerje ka energjia elektrike, karburantet e metalet e më pas vijnë ushqimet, tekstilet apo prodhimet e drurit.

“Tregtari është fleksibël. Konflikti Rusi-Ukrainë ndryshoi shumë gjëra. Kriza e fillimit detyroi tregtarët shqiptarë të gjenin tregje dhe produkte të reja. Kjo është kthyer në të zakonshme tashmë. Ndaj kemi edhe këto kategori produktesh”, tha Igli Tola, ekspert për ekonominë.

E pandryshuar ka mbetur deri më tani gjeografia e importeve nga vendit e Rajonit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, kryeson Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina. /Mario Brakaj

#Lufta #përgjysmoi #importet #Shqipërisë #nga #Rusia #dhe #Ukraina #Vendin #tyre #zënë #Kina #India
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button