3 kërkesat e Vuçiçit, çfarë po zien në Samit: A do t’ja plotësojnë qejfin liderët e tjerë?!

Mediat serbe kanë zbuluar detaje nga deklarata finale e samitit në Tiranë ku merr pjesë edhe Vuçic. Sipas tyre, Serbia do të kërkojë ndryshimin e tre pikave në deklaratën finale ku fokusi është te Kosova, por edhe shmangia e përplasjeve me Rusinë.
Supas mediave serbe, pika e parë që do të kërkohet të ndryshohet ka të bëjë me Sanksionet ndaj Federatës së Rusisë. Serbia njihet si mbështetëse e madhe e Rusisë në rajon dhe Europë duke qenë ndër të vetmit që nuk i ka vënë sanksione.
Pika e dytë lidhet me shprehjen “ndikimi malinj i federatës ruse në rajon” dhe pika e tretë lidhet me Kosovën, e cila sipas Serbisë nuk duhet të konsiderohet shtet në deklaratën finale të Samitit.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qendrimi i liderëve të tjerë mbi kërkesat e pritshme të Vuçiçit, i cili po sillet si një aleat i besuar i Putinit edhe në këtë Samit.
/f.s
#kërkesat #Vuçiçit #çfarë #zien #në #Samit #tja #plotësojnë #qejfin #liderët #tjerë
Java News