Aktualitet

“Po të denoncojë ish-kryeministrin, do të denoncojë veten”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Basha ka pakt me Berishën, nuk pres të rrëfehet

Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga katër të vrarët më 21 janar 2011, tha se nuk shpresë që Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm asokohe, të dëshmojë të vërtetën se kush e dha urdhrin për të qëlluar.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Mark Nika tha se Basha ka pak me ish-kryeministrin Berisha për çështjen në fjalë.

Ai i bëri thirrje Gjykata e Lartë të urdhërojë SPAK-un të hetojë ngjarjen e rëndë.

“Është një pakt që ka me ish-kryeministrin. Po të denoncojë ish-kryeministrin, do të denoncojë veten, nuk besoj ta bajë.

Unë di këtë, e ka thënë vetë që vrasjet i ka bërë shteti dhe i quajti legjitime.

Ai duhet t’i tregojë para policisë pse ishin vrasje legjitime, kur ata u vranë me duar në xhepa në rrugë.

Nipi im thjesht ka qenë duke vëzhguar. Vendimi i Strasburgut nuk ka nevojë të shqyrtohet.

Do ishte mirë që Gjykata e Lartë të mos e zvarrisë më çështjen por të urdhërojë SPAK-un të hetojë.

Nëse nuk e bën këtë i bie që të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut” – tha Mark Nika.

/f.s

#të #denoncojë #ishkryeministrin #të #denoncojë #veten #Xhaxhai #Aleks #Nikës #Basha #pakt #Berishën #nuk #pres #të #rrëfehet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button