Aktualitet

“Rithemelimi” çon sot në Gjykatë Kushtetuese ligjin për tatimin e profesioneve të lira

Grupi i Rithemelimit do të depozitojë sot në Gjykatë Kushtetuese ligjin për tatimin e profesioneve të lira. Ankimi do të depozitohet sot në orën 12:30 nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë.

Me nisjen e zbatimit nga 1 janari 2024 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” fitimet e bizneseve të profesioneve të lira do të tatohen nga 15 deri 23% pas zbritjes së shpenzimeve nga të ardhurat vjetore.

Administrata Tatimore ju ka dërguar shkresë bizneseve duke i njoftuar që janë pjesë e listës së profesioneve të lira të miratuar nga qeveria, për këtë arsye nga 1 janari 2024 do të tatohen 15%.

Në shkresën e tatimeve dërguar bizneseve të profesioneve të lira sqarohet se për llogaritjen e tatimit paraprak të vitit 2024, do të përdoren të dhënat që kjo kategori biznesesh do të deklarojnë për të ardhurat dhe shpenzimet e 2023.

Konkretisht, të dhënat e deklaruara për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin e tatueshëm, që bizneset do të deklarojnë për vitin 2023, do të jenë objekt i vlerësimit nga Administrata Tatimore për përllogaritjen e tatim fitimit paraprak gjatë vitit 2024.

Kjo skemë është e njëjtë me atë që përdoret për bizneset e mëdha, të cilat e parapaguajnë tatim fitimin bazuar në fitimet e viteve të mëparshme.

/a.r

#Rithemelimi #çon #sot #në #Gjykatë #Kushtetuese #ligjin #për #tatimin #profesioneve #të #lira
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button