Aktualitet

Zogaj: Ukraina, “Termopilja” që reziston për pavarësinë e vet

Analisti Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban  Dudushi’ në RTSH deklaroi se Ukraina po zhvillon një betejë si ajo e “Termopileve”, pasi ajo po reziston për pavarësinë e saj, por po bën luftë edhe për demokracinë.

“Është rasti për ti thënë një mirëseardhje nga i gjithë spektri politik, pavarësisht se Zelenski pritet nga Rama. Zelenski po udhëheq një luftë që është lufta e ‘Termopileve’ të demokracisë, ku si në kohët e lashta disa spartanë frenuar ushtritë perse. Ukraina po bën një rezistencë të paepur për një çështje madhore. Ajo lufton për kombin e vet, por edhe për demokracinë në një aspekt më të përgjithshëm”, tha Zogaj.

/a.r

#Zogaj #Ukraina #Termopilja #që #reziston #për #pavarësinë #vet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button