Këta janë liderët që marrin pjesë në samitin për Ukrainën në Tiranë

Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore.
Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton RTKlive.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski mbrëm ka arritur në Shqipëri. Aeroplani i presidentit ukrainas, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orën 23:00 të së martës.
Zelenski u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Në aeroportin e Rinasit ishte i pranishëm edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri.
Presidenti Zelenski viziton për herë të parë Tiranën ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.
“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, ka shkruar Hasani në një postim në rrjetet sociale.
#Këta #janë #liderët #që #marrin #pjesë #në #samitin #për #Ukrainën #në #Tiranë
gazetablic.com