Aktualitet

Rreth 160 ton grurë derdhen në hekurudhë, Kievi akuzon Poloninë për sabotim

Rreth 160 ton drithë ukrainase u shkatërruan në një stacion treni në Poloni, dhe nga Kievi tashmë po hedhin akuza për sabotim nga ana e Varshavës.

Vagonët të mbushur kryesisht me grurë ukrainas u gjetën të hapur në kufirin midis dy vendeve gjatë fundjavës.

Zv/kryeministri Oleksandr Kubrakov pasi zbuloi detaje, i bëri thirrje Polonisë që të ndëshkojë ata të cilët janë përgjegjës, duke e përshkruar ngjarjen si një akt papërgjegjshmërie.

Ata që shkatërruan grurin ukrainas duhet të identifikohen, neutralizohen dhe ndëshkohen. Dy shtete miqësore, të civilizuara janë të interesuara për këtë“, shkroi Kubrakov në platformën X.

Dyshohet se zbrazja e vagonëve me grurë ukrainas përgjatë hekurudhës është pjesë e akteve të ndërmara nga fermerët polakë, të cilët protestojnë për atë që pretendojnë se është konkurrencë e padrejtë nga Ukraina dhe rregullat mjedisore të Bashkimit Evropian.

Ata kanë bllokuar pikat kufitare me Ukrainën, si dhe autostradat dhe kanë shpërndarë qëllimisht produktet ukrainase nga vagonët e trenave transportues.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se ishte e rëndësishme që Ukraina të ruante lidhje të ngushta me Poloninë, por Kievi ishte gjithashtu i gatshëm të mbronte bizneset e goditura nga bllokada kufitare e protestuesve polakë.

Ukraina pretendon se bllokada ka shkaktuar humbje të rënda ekonomike dhe ka penguar financimin për ushtrinë.

Fatkeqësisht, bllokada vazhdon. Në total, 2200 kamionë janë në radhë në tokën polake dhe fermerët (polakë) lënë disa automjete të kalojnë çdo orë nga të dy drejtimet. Më të bllokuarit janë ata kamionë që vijnë nga Ukraina“, tha zëdhënësi i rojës kufitare ukrainase Andriy Demchenko.

/a.r

#Rreth #ton #grurë #derdhen #në #hekurudhë #Kievi #akuzon #Poloninë #për #sabotim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button