Aktualitet

Deputeti i VV’së ‘habit’ me deklaratë: LDK-ja ka organizuar një sondazh, nuk guxuan ta publikojnë

Deputeti i VV’së, Halil Thaçi i ka reagur deputetëve të opozitës ku sondazhin e fundit që kryesoi partia në pushtet, e quajtën të porositur.

Thaçi në një prononcim për thekson se, opozita nuk mund të del mirë në sondazhe e as në zgjedhjet e ardhshme, kur sipas tij, në çdo çështje janë kundër interesave të shtetit tonë.

“Opozita një gjë duhet ta ketë parasysh dhe ta kuptoj një herë e përgjithmonë, nuk mundë të dalësh mirë në sondazhe e as nuk do të del mirë në zgjedhjet e ardhshme, përderisa në çdo çështje është kundër intersave të shtetit. Mbase ata mundë edhe të injorojnë vetëdijen qytetare, por qytetari është shumë i vëmendshëm dhe di çdo gjë”, tha ai.

“Nuk do të qëndrojnë mirë para qytetarëve përderisa ishin kundër të gjitha zhvillimeve në komunat veriore, shumë më shpesh përmendet Asociacioni nga opozita se sa nga zyrtaret e shtetit Serb”, shtoi Thaçi.

Tutje, Thaçi thotë se kryeministri Kurti bashkë me ministra janë duke punuar në të gjitha fushat dhe kjo mjafton që mos të kenë nevojë për porositje të sondazheve që të dalin të parët në zgjedhje.

“Një gjë është shumë e rëndësishme se tashmë kemi një ushtri që dita dites po zhvillohet me një ritëm të shpejt, kemi një shëndetsi që investimet jan të mëdha e krahas teknologjisë më të re në Evropë, investimet në bujqesi e në arsim jan më të mdha se kurrë ndonjëherë.Prandaj me këtë punë që po e bënë Kryeministri dhe ministrat tanë nuk kemi nevojë as të porosisim sondazhe e as të kërkojmë ato”, tha Thaçi.

Në fund, deputeti i VV’ja thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar një sondazh që sipas tij, nuk kishin guxim që ta publikojnë.

“Një gjë e di LDK ka organizu një sondazh me institutin Riinvest që nuk pati guxim ta publikojë asnjëherë”, tha Thaçi për .

Sondazhi ku kryeson VV’ja, çfarë thanë nga opozita: Partia në pushtet ka rënie të votave!



#Deputeti #VVsë #habit #deklaratë #LDKja #organizuar #një #sondazh #nuk #guxuan #publikojnë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button