Lajçak në Romë: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, nevojë urgjente

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Romë të Italisë, ka njoftuar se gjatë takimeve atje, u diskutua për çështjen e negociatave Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka bërë të ditur se në takim me zyrtarët italianë, u ka theksuar nevojën urgjente të normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e tjerë në muajt në vijim”, thuhet në postimin e Lajçak.
Njëherit, emisari evropian ka përmendur edhe Konferencën e Sigurisë që u mbajt në Munih, javën e kaluar.
“Kam marrë pjesë në ngjarje të shumta të fokusuara në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një panel diskutimi publik për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku theksova nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet tutje në postimin e tij.
Madje, Lajçak ka vlerësuar se ky normalizim është thelbësor për stabilitetin e rajonit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian.
#Lajçak #në #Romë #Normalizimi #raporteve #KosovëSerbi #nevojë #urgjente
gazetablic.com