Aktualitet

Amnistia, Naço: Këta do vijnë ta votojnë si “Çeçua”; Sefa i PD: Pa merak!

Në debat janë përfshirë Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, në emisionin “3D” nga Alban Dudushi ku u diskutua rreth Amnistisë Penale që dështoi të kalonte sot për votim në Kuvend.

Naço theksoi edhe njëherë se nga kjo Amnisti nuk përfshihen personat që po hetohen nga SPAK pasi përfshihen vetëm personat të dënuar me vendim të formës së prerë dhe jo ata që po hetohen. Nga ana tjetër, Sefa tha se nuk është kështu, duke vënë në dukje edhe njëherë qëndrimin e PD-së për të mos e votuar. Por Naço u përgjigj duke thënë “këta do vijnë ta votojnë si “Çeçua”.

Debati:

Naço: Këtu po bëhet që një grup armiqësor ka nxjerrë një nen që mos kuptohet. Kur vjen drafti, të gjithë e marrin para dhe e shohin se çfarë është shtuar

Sefa: Ne nuk po themi asgjë ndryshe nga ato që thatë ju në fillim, pra propozimet për ndryshimet në projektligj janë të pa strukturuara i shërbejnë qëllimeve perosnale, nuk ndërtojnë një logjikë të drejtë juridike dhe nuk ka impakt në sistemin e burgjeve.

Naço: Ju nuk e kam thënë. Të gjitha amnistitë  janë marrë prej vitesh, ka një traditë dhe unë kam thënë të prishet tradita sepse atë të 2012 e kam marrë unë në 2014. Po themi që te kriteret të përfitimit, drafti parë ka ardhur 3 vjet, mbyllet 3 vjet, unë kam propozuar 4 dhe 5, u mbyll 3 dhe 4. Kjo ka të bëjë me këndvështrimin se çfarë do kapi amnistia. Për ata që e duan SPAK më shumë sesa ne, kriter për përfitimin e amnistisë deri në 2 vjet për ndjekjen penale nuk i kap. Çfarë ka vepra penale në hetim nuk amnistohen, deri në 2 vjet. Ata që janë në hetim. E vetmja gjë që është shtuar është lënë që përfitojnë një vit ata me vendim të formës së prerë, ata që janë në gjykim nuk përfitojnë, ata që janë në hetim nuk përfitojnë, ata me vendim të formës së prerë përfitojnë 1 vit.

Sefa: Ne e kemi të qartë qëndrimin është kristal, rikthim në draftin fillestar, reflektoni amendamentet që ne kërkojmë

Naço: Ju që e doni SPAK aq shumë po jua realizojmë këtë dëshirë nuk do kapi asnjë të SPAK. Por që të jemi të barabartë para ligjit

Sefa: Nuk ka për barazi para ligjit amnistia jepet për mëshirë. Nuk është liri dhe e drejta themelore e njeriu amnistia

Naço: Si mëshirë? E ke lexuar me ndonjë vend që është mëshirë?

Sefa: Akt mëshire është

Naço: Akt mëshire nuk e kam dëgjuar ndonjëherë

Sefa: Ministri…

Naço: Unë i besoj zotit Manja që këta do vijën si Çeçua ta votojnë

Sefa: Pa merak

Naço: Se u ka dhënë fjalën atyre që do e votojnë. Ne do jemi në Kuvend. Ky projektligj do futet herë tjetër, nëse nuk kalon do vijë prap pas 6 muajsh. E thash si “Çeço” në kuptim figurativ.

/a.r

#Amnistia #Naço #Këta #vijnë #votojnë #Çeçua #Sefa #merak
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button