Vizita zyrtare/ Rama nesër në Turqi, takohet me Erdogan

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Ankarasë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë do të takohet me presidentin e Turqisë, Erdogan.
Më 29 janar të këtij viti ministri i jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi vizitën e tij të parë në Tiranë, ku rikonfirmoi marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve, ndërsa përsëriti thirrjen e Ankarasë zyrtare që Shqipëria të pastrojë ato që i cilësoi mbeturinat e fundit të FETO, organizatës së Fetullah Gulen, të cilën Erdogan e cilëson terroriste.
“Ne bëmë edhe diskutime për luftën kundër terrorizmit. Diskutuam për pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO në Shqipëri, ndaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje dhe mbi hapat që mund të hidhen konkretisht për këtë”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë./m.j
#Vizita #zyrtare #Rama #nesër #në #Turqi #takohet #Erdogan
Java News