Aktualitet

Ish kryetari demokrat: Berisha dhe Basha, shkatërruesit e PD-së, kanë strategji vetëm për mbijetesën e tyre

Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi  thotë se Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë shkatërruar Partinë Demokratike.

Elezi u shpreh se ata nuk kanë menduar strategji sesi të mundin kryeministrin Edi Rama, por sesi të mbijetojnë politikisht.

“Për njerëzit që e kuptojnë politikën dhe arrijnë të lexojnë lëvizjet politike, plani për të shkatërruar Partinë Demokratike i ka të dy aktorët, edhe Bashën, edhe Berishën. Këto duhet të kenë një strategji sesi të mundin kundërshtarin.

Këto kanë ndërtuar strategji vetëm për mbijetesën e vet. Nuk është Edi Rama ai që po e shkatërron Partinë Demokratike. Nuk mund ta shkatërrojë kundërshtari forcën tënde politike. Nuk e realizon dot.

Gjithë lëvizjet e Berishës tregojnë që Berisha de facto nuk ka dashur të marrë vulën e Partisë Demokratike. Berisha duhet të ndërtojë një parti politike, e ka kuptuar që Partia Demokratike nuk mund të bëhet e gjitha e tij.

Është e turpshme, sepse konflikti në Partinë Demokratike ka ndodhur në kohën që Gazment Bardhi ishte sekretar i Partisë Demokratike dhe manipuloi kuvendin e 18 dhjetorit. Gaz Bardhi krijoi një vepër penale, që të falsifikosh një kuvend kombetar, duhet të përfundosh në burg.

Është indinjues fakti që Sali Berisha, manipulatorin, tashmë, iu thotë demokratëve, ky mund të jetë edhe lideri juaj i nesërm. Këto janë në një situatë amullie mendore. Nuk mund ta mundësh kurrsesi Edi Ramën nëse nuk ke modelin e kundërt të Edi Ramës”, theksoi ai në një intervistë për “Newsline” në ABC News./m.j

#Ish #kryetari #demokrat #Berisha #dhe #Basha #shkatërruesit #PDsë #kanë #strategji #vetëm #për #mbijetesën #tyre
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button