Zëvendësi i Metës: Tani që opozita u bashkua, jemi uragan! Me Berishën në arrest, premtojmë dyfishim të rrogave dhe pensioneve
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari tha se protesta e Rithemelimit ishte një uragan popullor, që tregonte mbështetjen e madhe të opozitës, ndërkohë që aleati i Berishës, Ilir Meta as nuk u bë pjesë e protestës.
Sipas tij, Rama e përçau opozitën duke blerë segmente të caktuara të saj, por tani opozita e bashkuar është një problem serioz për kryeministrin.
“Kemi hyrë në një situatë jashtëzakonisht të mirë për opozitën. Rama e përçau opozitën duke blerë segmente të caktuara të opozitës.
Tani që opozita ka bashkuara energjitë e saj është një problem serioz për Edi Ramën, se ai në çdo zgjedhje hyn me idenë për të përçarë opozitën”, tha Brahimllari ne Euronews Albania. .
Ai tha se Berisha bëri premtime që shqiptarët kanë nevojë.
“Ai tha dyfishim pagash, dyfishim pensionesh. Ai që është n ë masë arresti ka të drejtë të thotë çfarë të dojë.
Do kesh kthimin e shpresës, hapja e vendeve të punës, rritje pagash, çfarë do më ti”-tha ai.
/f.s
#Zëvendësi #Metës #Tani #që #opozita #bashkua #jemi #uragan #Berishën #në #arrest #premtojmë #dyfishim #të #rrogave #dhe #pensioneve
Java News