Aktualitet

Ilaçi nga i cili duhet të bëjnë kujdes djemtë dhe vajzat! Mjeku: Fëmijët lindin me deformime

Mjeku urolog Artan Koni, i ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, u shpreh se djemtë dhe vajzat që përdorin ilaçin “Roaccutane”, për aknet dhe puçrrat, duhet të presin 3 vjet para se të nisin planet për fëmijë.

Sipas tij, ky ilaç thyen kromozomet dhe nëse vajza ose djali është duke përdorur “Roaccutane” në momentin e ngjizjes, fëmijët lindin përherë me deformime.

Artan Koni: Një burrë, të paktën, duhet të ketë 2-3 vjet pa përdorur “Roaccutane”. Është një ilaç që përdoret shumë shpesh tani për puçrrat, për aknet; është një ilaç që thyen kromozomet dhe fëmijët që lindin nga burra që përdorin “Roaccutane”, lindin përherë me deformime. Kështu që, gjëja e parë që duhet të kemi parasysh është “Roaccutane”, është ilaç që përdoret shumë shpesh. Nuk e di, mbase nuk e keni dëgjuar. Duhet të paktë, 3 vjet të mos kemi pirë më “Roaccutane”, të kemi mbaruar kurat e akneve, e puçrrave që njihen ndryshe dhe pastaj të provojnë për shtatzëni; kjo është e para. E dyta është, të paktën 3 muaj që të mos kenë pirë cigare; edhe ata mirë është të marrin acid folik. Patjetër që drogat as që diskutohet që na bëjnë dëm. Këto janë ato që ne shohim më shpesh: “Roaccutane”, cigarja, drogat edhe acidi folik. Sepse, do të paktën 90 ditë një spermatogenez që të plotësohet, që të filloj nga zero deri tek qeliza më e shëndetshme. “Roaccutane” është edhe për femra i rëndësishëm; edhe femrat nuk duhet të mbeten shtatzënë, të paktën për 3 vjet.

/a.r

#Ilaçi #nga #cili #duhet #të #bëjnë #kujdes #djemtë #dhe #vajzat #Mjeku #Fëmijët #lindin #deformime
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button