Aktualitet

“Protesta e sotme, anti-amerikane”, Bejko: Këtu duhet të jesh vetëm me Berishën që të quhesh demokrat…

Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është shprehur se nuk do të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga opozita, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Komentet Bejko i bëri në Euronews Albania, ku tha se është gati të shkojë në çdo protestë, përveç atyre që është i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha gjithashtu se protestat politike nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim në Shqipëri dhe kjo sipas tij u provua edhe në protestat që bënte PD kur ishte e bashkuar, por shtoi se qytetarët duhet të protestojnë pa parti.

“Që është keqqeverisje kjo nuk është ndonjëgjë e re. Që kur Rama ka marrë pushtetin kemi thënë që do të ketë keqqeverisje. Rama ka qenë në pushtet në Bashkinë e Tiranës dhe është provuar. Rama meriton jo vetëm protesta, por më shumë sesa kaq, meriton votën që qytetarët të solidarizohen dhe bashkohen. Të dalin ata të protestojnë dhe ta rrëzojnë Edi Ramën. Kjo është mënyrë më e mirë për të rrëzuar Edi Ramën.

Protestat politike ne i kemi provuar, ju e mbani mend që kemi bërë protesta shumë të mëdha, kur PD ishte e bashkuar, kemi kaluar edhe në akte më të mëdha si djegia e mandateve. U bënë këto për të solidarizuar faktorin ndërkombëtar, të cilët nuk na mbështetën. Nuk ishim në përfaqësimin lokal dhe kishim humbur shumë terren në zgjedhjet e përgjithshme.

Unë sot isha në një tjetër aktivitet, që është aktiviteti për 20 shkurtin, datën simbol të rënies së simbolit të diktatorit Enver Hoxha, pra të rënies së idhujve. Këtu duhet të jesh vetëm me Sali Berishën që të jesh demokrat. Po mo të protestohet, por kishim edhe një revolucion që u la në mes. Unë nuk zgjedh protestën sot, por të bëj refleksione. Unë shkoj në të gjitha protestat që bën opozita pa Sali Berishën. Protestë anti-amerikane”, tha Bejko.

/a.r

#Protesta #sotme #antiamerikane #Bejko #Këtu #duhet #të #jesh #vetëm #Berishën #që #të #quhesh #demokrat..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button