Aktualitet
“Kam probleme me zemrën”, Breçani do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekësore

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi prentedojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën.
Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin.
Avokatët e Breçanit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shendetësore.
Ndërkohë vetë Breçani prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.
/a.r
#Kam #probleme #zemrën #Breçani #nënshtrohet #ekspertizës #mjekësore
Java News