Aktualitet

“Kurti votoi kundër Ramës, edhe pse e dinte që do fitonte”, Minxhozi: Lider populist

Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar në emisionin “360 Gradë”, se Albin Kurti votoi kundër Edi Ramës, duke krijuar partinë VeteVendosja në Shqipëri, edhe pse e dinte që ai do të fitonte.

Analisti e ka konsideruar Kurtin si një lider populist, pasi të njëjtën gjë bëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Lider populist si Albin Kurti i mëshojnë shumë fort krijimin e një identiteti kombëtar ndaj vendit që drejtojnë. Gjithashtu një kundërvënie e fortë me Ramën gjatë viteve të fundit e ka vënë publikun kosovar përballë një dileme virtuale, të jem në këtë anë apo në anën tjetër.

Një zgjedhje false që nuk duhet të ishte. Po të kujtojmë diçka që ka bërë Albin Kurti, që për mua shkon në kufijtë e antikombëtares, që ti të marrësh subjektin tënd politik, ta eksportosh në krahun tjetër të Morinës dhe të garosh dhe të vish të votosh, duke e ditur që personi me të cilin ti po garon të nesërmen e zgjedhjeve do të vazhdojë të jetë prap partneri ytë. Erdhi votoi kundër Edi Ramës, duke e ditur që do të fitonte Edi Rama dhe doli kundër. E kam fjalën për VeteVendosjen. Të njëjtën gjë bëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Vetëizolimi që i ka bërë Albini Kosovës shikoje me të gjithë partnerët, e ka vënë veten përballë të gjithë atyre që i sigurojnë ekzistencën Kosovës në ditët e sotme, e ka vënë veten përballë perëndimorëve”, u shpreh Minxhozi.

/f.s

#Kurti #votoi #kundër #Ramës #edhe #pse #dinte #që #fitonte #Minxhozi #Lider #populist
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button